Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në rrugë në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 9. Nga hetimet paraprake dhe kqyrja e trupit, është konstatuar se viktima nuk ka pasur shenja dhune.
Sipas burimeve policore, dyshohet se i moshuari mund të jetë rrëzuar në rrugë. Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Korçë/Informacion paraprak
Në lagjen nr. 9 Korçë, është gjetur pa shenja jete në rrugë, shtetasi Th. S., 51 vjeç.
Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Humbet jetën 61-vjeçari, u aksidentua në pikën e përpunimit të inerteve
- Reklamonin vaj ulliri bio dhe shisnin përzierje me vajra të panjohur, arrestohen