English

Gjendet pa shenja jete një person te Komuna e Parisit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete në lagjen e Komunës së Parisit në kryeqytet, mëngjesin e kësaj të hëne.

- Advertisement -

Sipas informacioneve paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë që po vijon puna e grupit hetimor dhe policisë për të zbardhur rrethanat e plota të ndarjes nga jeta të 60-vjeçarit.

“Më datë 16.01.2023, te Komuna e Parisit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, në rrugë, shtetasi F. D., 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×