Kalimi i shërbimeve publike online do të reduktojë numrin e zyrave të gjendjes civile.
Më shumë se 2/3 e sporteleve do të mbyllen dhe në te gjithë vendin do të jenë të hapura vetëm 150 sportele.
Vendimi i marrë në mbledhjen e qeverisë mbyll 240 zyra të gjendjes civile.
Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko thotë se qëllimi është që të shmangen radhët e gjata në sportele.
Do të ketë një fushatë për t’u shpjeguar qytetarëve shërbimet që do të ofrohen vetëm online.
Disa prej shërbimeve do të mbeten, siç janë akti i martesës apo marrja e certifikatave historike.
“Shërbimet që kalojnë online janë certifikatat personale, familjare, do të ketë një listë të gjerë”, tha zv.ministrja.
Për punonjësit që nuk do të kenë më angazhim në sportelet e gjendjes civile, do të vazhdojnë të jenë në dispozicion në fazën tranzitore, ku qytetarët do të kenë informacion.
“Nga 525 sportele që kemi sot, do të kemi 150. Punonjësit që nuk do të ofrojnë shërbim në sportel, do të ofrojnë shërbim të dedikuar për të orientuar qytetarët për aplikimet online”, tha Kuko.