Më shumë se 11 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Dyseldorf, pas zbulimit të një bombe angleze në një kantier ndërtimi.
Mëngjesin e së premtes, administrata vendore dhe shërbimet zjarrfikëse i kanë kërkuar 11,650 personave të largohen nga zona ku u zbulua një bombë me një peshë prej 1 ton.
Administrata vendore shkroi në Twitter, se gjithë personat në një rreze prej 500 metrash nga vendi ku u zbulua bomba duhet të largohen. Sipas përllogaritjeve , kjo prek rreth 11,650 njerëz.
Në Twitter ata shkruanin se “Të premten në mëngjes një bombë angleze e llojit ’10-cent’ është zbuluar pranë një kantier ndërtimi, në një zonë që më parë ndodhej burgu i Dyseldorfit. Demontimi i bombës do të kryhet sot. Sipas vlerësimeve paraprake, rreth 30 mijë persona janë prekur nga kjo ngjarje”.
[twitter_feed=https://twitter.com/Duesseldorf/status/1218175441158262784]
Veç kësaj, 19,245 personave, në një rreze prej 1 kilometër përreth vendngjarjes, ju është kërkuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri në një lajmërim të dytë.