Gjykata më e lartë në Gjermani ka deklaruar se pengimi i vetëvrasjes me asistencë shkel të drejtën e qytetarëve për të përcaktuar vetë vdekjen e tyre.
Një prej gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese Federale, Andreas Vosskuhle, tha përmes një vendimi gjyqësor, se ligji i 2015-s i cili ndalonte vetëvrasjen me asistencë në momentin që kryhej në një biznes privat, ishte i jashtëligjshëm.
#BVerfG Criminalisation of assisted suicide services unconstitutional https://t.co/0cx9icozkC
— BVerfG (@BVerfG) February 26, 2020
Ky ligj lejonte vetëvrasjen me asistencë për “motive altruiste”, por kushdo që ofronte privatisht këtë shërbim në mund të përballej me deri në 3 vite burgim.
Ndërsa ndihma pasive e një pacienti, si për shembull mundësimi i medikamenteve vdekjeprurës për tu administruar vetë më pas konsiderohet si një zonë gri, ndërsa ndihma aktive për t’i dhënë fund jetës është e ndaluar.
Kjo është një temë veçanërisht e ndjeshme në Gjermani: herën e fundit që eutanazia ishte pjesë e politikave publike, ajo u përdor nga Nazistët për të vrarë më shumë se 200 mijë persona me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore.
Tashmë, i ngelet qeverisë për të vendosur nëse do e hapë sërish këtë debat për të punuar në një linjë me vendimin e gjykatës.
Tema e eutanazisë po debatohet edhe në vende të tjera europiane, teksa politikanët spanjollë po diskutojnë një projektligj të ri i cili do ta legalizonte këtë praktikë në rast se pacienti vuan nga dhimbje të padurueshme fizike apo psikologjike apo nëse nuk ka shpresë për përmirësim.
Javën e shkuar Portugalia bëri një hap drejt legalizimit të eutanazisë, teksa parlamenti votoi pro lejimit të kësaj praktike.
Lexo gjithashtu : Pas Portugalisë, debati për eutanazinë vazhdon në Spanjë
Një tjetër shtet europian voton pro eutanazisë