English

Gjermani, makina hyn mes turmës së karnavaleve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një makinë ka hyrë qëllimisht në mes të turmës gjatë karnavaleve në Gjermani, duke shkaktuar viktima, mes tyre dhe fëmijë.

- Advertisement -

Disa prej të lënduarve janë në gjendje serioze, tha zëdhënësi i policisë Henning Hinn.

Policia gjermane ka raportuar se bëhet fjalë për disa të plagosur në Hesen e Veriut, dhe se shoferi është arrestuar rreth 248 kilometra në jugperëndim të Berlinit.

Incidenti ka ndodhur gjatë Rosenmontagut, (Karnavalet e të Hënës Rozë), e cila festohet në të gjithë Gjermaninë.

Ngjarja ndodhi pak ditë pas masakrës në Hanau, kur një ekstremist i djathtë la 10 të vdekur në një “shisha kafe”, e më pas vrau veten.

Policia thotë se nuk ka informacion që mund të bëhet fjalë për një sulm terrorist, ndaj i bën thirrje publikut që të mos përhapë lajme të pakonfirmuara.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?