English

Gjermani, shënohen dy vdekjet e para nga coronavirusi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Gjermani janë konfirmuar dy vdekjet e para nga coronavirusi COVID-19.

- Advertisement -

Ministria e Shëndetësisë në North-Rhine Westphalen njoftoi se kanë pasur një viktimë Hajnsberg dhe një në Esen.

Zjarrfikësi 59-vjeçar që hukbi jetën ndodhej për pushime në Egjipt këtë të diel.

Ndërsa personi i dytë që humbi jetën ishte një grua 89-vjeçare me coronavirus, e cila vdiq në Essen.

Italia, ndërkohë, është vendi i dytë në botë pas Kinës ku janë shënuar më shumë të prekur dhe të vdekur nga coronavirus.Sipas të dhënave zyrtare, deri në orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 6387 të infektuar, 622 të shëruar dhe 366 të vdekur.

Të dielën autoritet vendosën të izolojnë Lombardinë dhe 14 provinca në veri të vendit. Sipas dekretit të firmosur nga Kryeministri Giuseppe Conte ndalohen të gjitha hyrjet e daljet në këto zona, duke përjashtuar rastet specifike. Shkollat universitetet do të vijojnë të jenë të mbyllura, ndërsa në bare e restorante do të mbahet distanca 1 metër midis klientëve. Masa këto që do të jenë në fuqi deri në datën 3 prill.

Tashmë asnjë shtet nuk është imun ndaj coronavirus ndërsa numri i të prekurve rritet dita ditës. Serbia, Bullgaria, Malta, Sllovakia,  kanë raportuar rastet e tyre të para.

Në Greqi ku raportohet për 66 të infektuar  është marrë vendimi që të gjitha eventet sportive në dy javët në vijim do të zhvillohen pa publik.  Edhe në Rumani nuk do të lejohen grumbullime me më shumë se 1000 njerëz.

Në Britani numri i të infektuarve ka shkuar në 273. Në Francë  janë shënuar 16 viktima dhe 949 të infektuar, në vend janë ndaluar grumbullimet me më shumë se 1000 njerëz. Pas Italisë në Evropë shtete më të prekura janë Franca, Gjermania, Spanja, Zvicra dhe Britania. Shumë shtete kanë marrë vendimin për të pezulluar fluturimet drejt Italisë.

Në SHBA disa shtete kanë shpallur gjendjen e emergjencës. Ndërsa në rang global numri i të prekurve ka shkuar në 100.000, kurse në Kinë numri të infektuarve në ditë po ulet.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?