English

Gjermania kërkon ta ekstradojë, Apeli jep vendimin për “bosin e krimit”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë kanë lënë fuqi vendimin për lejimin e ekstradimit të Princ Dobroshit, i cili kërkohet nga autoritetet e drejtësisë gjermane, si pjesë e një grupi kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike. Pak kohë më parë për Dobroshin Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka nisur hetimin pasuror në kuadër të të cilit janë sekuestruar disa prona të tij apo në emër të personave të lidhur me të. Ndër to janë sekuestruar 10 llogari bankare, një vilë, 3 apartamente, një shoqëri tregtare dhe disa makina.

- Advertisement -

Dobroshi është një shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht po hetohet nga autoritetet ligjzbatuese gjermane, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i paligjshëm i lëndëve narkotike në kuadër të grupit të organizuar kriminal”.

Gjatë vitit 2020 dhe më pas, ky shtetas së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë, kishin planifikuar dhe kanë transportuar sasira të konsiderueshme lëndësh narkotike të llojit kokainë nëpërmjet rrugës detare nga Amerika e Jugut për në Gjermani.

Dobroshi i cili është etiketuar nga mediat në Kosovë si bosi i krimit ka një aktivitet të gjatë kriminal që daton që nga vitet 1990.

Në vitin 1993 ai u arrestua në Norvegji dhe u dënua me 14 vjet burg për trafik të heroinës, gjithashtu ishte i akuzuar në Suedi dhe Danimarkë.

Në një operacion të koordinuar mirë, ai u arratis nga burgu Ullersmo në vitin 1997.

Pas arratisjes nga burgu në Norvegji, Dobroshi e vijoi aktivitetin e tij kriminal në Republikën Çeke, grupi i të cilit shumë shpejt dominoi trafikun e drogës.

Më 23 shkurt 1999 ai u arrestua përsëri, por këtë herë në kryeqytetin e Çekisë, Pragë.

Grupi i Dobroshit kishte planifikuar një sulm të armatosur në burgun e Pankrác, por në gusht 1999 ai u ekstradua në Norvegji për të përfunduar dënimin e tij.

Në janar 2005 Dobroshi u lirua me kusht për “sjellje të mirë” . Ai rikthye në Republikën Çeke dhe qëndroi atje për tre muaj deri sa i përfundoi viza e qëndrimit.

Më vonë, ai u kthye në Pejë, Kosovë.

Që nga shtatori 2006, ai jetonte në Kosovë, ndërsa gruaja e tij shqiptare dhe dy fëmijët e tyre jetonin në Pragë.

Dobroshit, po ashtu, i ishte ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?