English

Gjermania në zi, qytetarët nderojnë viktimat e sulmit në Hanau

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me mijëra njerëz u mblodhën në qytetet gjermane mbrëmjen e të enjtes për të përkujtuar nëntë personat të cilët mbetën të vrarë pas sulmit në Hanau, ku një person hapi zjarr.

- Advertisement -

Nderime për viktimat u kryen jo vetëm në qytetin e tronditur por edhe në qytetet si Berlin, Frankfurt dhe Hamburg. Në Berlin, qytetarët  u mblodh para Portës së Brandenburgut duke formuar një zinxhir njerëzor.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ishte i pranishëm në Hanau ku vendosi buqeta me lule për viktimat duke u shprehur se duhet të jetojmë së bashku.

Kancelarja, Angela Merkel një ditë me parë u shpreh se sulmi shpalos helmin e racizmit në shoqërinë gjermane dhe bëri thirrje që të qytetarët të ngrihen kundër atyre njerëzve që duan të përçajnë vendin.

Dy ditë më parë, qyteti i Hanaut, 25 km në lindje të Frankfurtit, u trondit nga sulmi i një 43-vjeçari, i cili vrau 9 persona dhe më pas vrau nënën dhe veten. Të paktën 5 nga viktimat ishin me kombësi turke. Autori dyshohet se, kishte lidhje me forca të ekstremit të djathtë. Ai po ashtu i kishte postuar në rrjetet sociale një manifest në duke përfshirë  pikëpamjet thellësisht raciste.

Gjermania, e cila është shtëpia e tre milion njerëzve me origjinë turke, përfshirë një milion kurdë etnikë, është përfshirë së fundmi nga një sfond politik i polarizuar me një valë  të gjerë emigracioni dhe një ekonomi të ngadalësuar që ndihmon në nxitjen e grupeve ekstremiste.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?