English

Gjermania ofron 60 milionë euro për të mbajtur gjallë kujtimin e Aushvicit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në prag të vizitës së saj në Poloni, Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar me anë të një konference për shtyp se do të dhurojë 60 milionë euro drejt Fondacionit Auschëitz-Birkenaut, në mënyrë që vendi famëkeq të ruhet si pjesë e kujtesës kolektive.

- Advertisement -

Merkel nuk heziton të pranojë përgjegjësinë e Gjermanisë për veprimet e saj mizore gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe vizita e saj është tanimë një traditë mes ish-kancelarëve gjermanë, para fundit të mandatit të tyre.

Aushvic është një muze, por gjithashtu varreza më e madhëbotë. Kujtesa është çelësi për të ndërtuar të tashmen dhe të ardhmen”, u shpreh drejtori i muzeut Piotr Ciski përpara vizitës së Kancelares gjermane ne Aushvic.

Merkel tha se ky donacion, gjysma e të cilit vjen nga qeveria federale gjermane dhe gjysma nga qeveritë rajonale, do të sigurohet, që vendi të ruhet.

“Jam shumë e lumtur se të gjithë ramë dakord që Memoriali AushvicBirkenau të marrë disa para shtesë. Është një mesazh i mirë të cilin do e marr nesër me vete në Poloni”, tha Merkel.

Merkel do ta shpallë zyrtarisht donacionin në një ceremoni që shënjon 10 vjetorin e Fondacionit Aushvic Birkenau.

Paratë do të konsolidojnë vendin e Gjermanisë si donatori më i madh ndaj fondacionit që financon ruajtjen e sitit ku humbën jetën më shume se 1 milion njerëz, në Poloninë e pushtimit Nazist.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×