English

Gjermania përgatit ushtrinë për të ndihmuar me krizën e coronavirusit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, deklaroi se ushtria po përgatitet që të ndërhyjë në rast krize me të infektuarit e coronavirusit.

- Advertisement -

Numri i personave të infektuar në Gjermani arriti pothuajse 11 mijë, gjë që shtoi frikën se vendi mund të përballet me mijëra pacientë që do të kenë nevojë për shtrim në spital, gjë që do të bllokonte sistemin e shëndetësisë, si në Itali.

Ky është një skenar që kancelarja Angela Merkel do patjetër ta shmangë, ndaj është urdhëruar mbyllja e shkollave, kufizimi i kontakteve shoqërore si dhe mbyllja e bizneseve jo të domosdoshme deri pas Pashkëve.

Kramp-Karrenbauer tha se ushtria ka kontaktuar me mjekë rezervistë që do të ndihmojnë për të mbrojtur infrastrukturën kryesore si dhe për të shpërndarë pajisje mjekësore, ilaçe dhe maska, në rast nevoje.

Ushtria mund të ndihmojë edhe me ngritjen e spitaleve të përkohshme në terren, me shtretër për terapi intensive, si dhe të hapë qendrat ushtarake mjekësore, ku 60-70% e pacientëve janë civilë.

Angazhimi i ushtrisë është çështje e ndjeshme në Gjermani, ku banorët janë ende të përndjekur nga ekstremizmi ushtarak i nazistëve.

Çdo hap do të merret në rast rrethanash ekstreme, në përputhje me kushtetutën që ka miratuar Gjermania pas luftës, dhe Kramp-Karrenbauer tha se do të bashkërendojnë punën me 16 shtetet e kombit, të cilat kanë secila shërbim shëndetësor e sigurimesh të veçuar nga të tjerët.

Gjermania është një nga vendet me popullsinë më të vjetër në botë, ndaj po përpiqet të krijojë mjaftueshëm shtretër të terapisë intensive, që t’i bëjnë ballë problemeve që mund të krijojë coronavirusi COVID-19, që shkakton probleme me frymëmarrjen, sidomos mes të moshuarve.

Në Gjermani, 22% e 83 milionë banorëve janë më shumë se 60 vjeç.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?