English

‘Gjigandi’ ganez raportohet të jetë njeriu më i gjatë në botë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një spital lokal në veri të Ganës i tha 29-vjeçarit Sulemana Abdul Samed gjatë një prej kontrolleve të tij të fundit se ai kishte arritur lartësinë 2.89 m.

- Advertisement -

Kjo do ta bënte atë njeriun më të gjatë në botë, por kishte një problem; klinika rurale nuk mund të ishte e sigurt për gjatësinë e tij, sepse nuk kishte mjetet e duhura matëse, shkruan BBC.

I diagnostikuar me gjigantizëm disa vite më parë, i riu po ndiqte një takim mujor për t’u marrë me komplikimet e të jetuarit si gjigant, kur iu kërkua të qëndronte drejt kundrejt një shufre matëse.

Një infermiere e tronditur i tha: “Ti je rritur më i gjatë se matësi”.

Gjigandi ganez raportohet të jetë njeriu më i gjatë në botë

I njohur për të gjithë me pseudonimin e tij Awuche, që do të thotë “Le të shkojmë” në Hausa, ai u befasua nga spektakli që po shkaktonte.

Ai nuk u habit kur dëgjoi se ishte më i gjatë, duke qenë se nuk ka reshtur së rrituri, por kjo shkaktoi hutim për stafin, i cili nuk ishte i përgatitur për një skenar të tillë.

Infermierja thirri kolegen e saj, e cila nga ana e saj thirri një tjetër për ndihmë. S’kaloi shumë, një grup infermierësh dhe ndihmësish shëndetësorë u mblodhën për të zgjidhur enigmën e përcaktimit të gjatësisë së tij.

Njëri sugjeroi që të gjenin një shtyllë dhe ta përdornin atë si një zgjatim mbi shkopin e tyre për të matur lartësinë e tij, dhe kështu arritën në vlerësimin e tyre.

Sultan Kosen me 2,51 metrat që posedon, rezulton burri dhe njeriu më i gjatë në botë nga libri i rekordeve “Guinness”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×