Strukturat e Policisë Vendore në Gjirokastër në bashkëpunim me Forcat Operacionale të mbërritura nga Tirana po zhvillojnë një operacion në territorin e Qarkut Gjirokastër për goditjen e një rrjeti shpërndarësish të lëndëve narkotike.
Përgjatë aksionit policia ka kontrolluar një sërë banesash si dhe ka shoqëruar deri tani 9 persona të dyshuar për shpërndarjen e dozave të lëndëve narkotike.
Operacioni është në zhvillim e sipër.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjendet i vdekur në konvikt një i ri në Gjirokastër
- 120 vizita në ditë në spital në Gjirokastër, më të shumtët fëmijë dhe të moshuar