English

Gjirokastra nderon Nënë Terezën, aktivitete për të kujtuar kontributin e shenjtores

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në qytetin e Gjirokastrës në përvjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës janë zhvilluar aktivitete, të cilat kanë pasur në qendër jetën dhe kontributin humanitar të saj. Në këtë kuadër në kinemanë e qytetit u shfaq filmi dokumentar “Jeta e Shenjtores Nënë Tereza”.

- Advertisement -

Shqiptarja që spikati me aktivitetin humanitar në të gjithë botën është motiv i preferuar edhe për punimet karakteristike. Mjeshtri drugdhendës Anastas Petridhi ka realizuar suvenire me imazhin e Nënë Terezës, të cilat janë mjaft të kërkuara nga turistët.

“Jam munduar ta bëj gjatë këtyre viteve në mënyrë që të jetë një suvenir i tërheqshëm nga ana e vizitorëve të huaj dhe vendas sepse si figurë ndërkombëtare humanitare ajo është e njohur nga të gjithë, nga gjithë bota me të vërtetë ka qenë një suvenir i tërheqshëm, jam munduar që ta bëj në dy procese dhe të gdhendur edhe në pirografi”, thotë Anastas Petridhi, mjeshtër drugdhendës.

Artizani gjirokastrit shprehet se ka përjetuar emocione të veçanta duke punuar në dru portretin e Nënë Terezës.

“Me të vërtet kam ndjerë shumë emocione duke bërë figurën e saj dhe kjo ka ndikuar dhe për mirë sepse emocionet gjithmonë të bëjnë që ta realizosh në mënyrë perfekte atë figurë që ke ndërmend ta bësh”, shprehet ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?