English

GJKKO dënon me 2 vite burg ish-kreun e Dhomës së Avokatisë së Korçës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite burg ish-kreun e Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena, për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim.

- Advertisement -

Kujtojmë se ai u arrestua në janar të këtij viti, me dyshimin se do të ndikonte në Gjykatën e Apelit të Korçës për lirimin e një të arrestuari për trafik klandestinësh, ndërsa në maj iu ndryshua masa në arrest shtëpie.

Me vendimin e Gjyaktës Lenës i ndalohet edhe ushtrimi i funksionit për një afat 3 vjeçar. Nikolla Hafësllari u dënua me 1 vit burg, Nikolla Jesku po ashtu me 1 vit ndërsa Dajana Kodra me shërbim prove.

Dritan Tabaku u shpall i pafajshëm lidhur me akuzën që ishte ngritur ndaj tij për moskallëzim krimi. Me 1 vit e 4 muaj u dënua Blerand Koziçi me 8 muaj Artiana Koziçi, për të cilën pezullohet vuajta e dënimit me kusht.

Sipas SPAK, personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u përpoqën të lehtësojnë procedurën juridike të të arrestuarit lerand Koziçi që ishte dënuar për trafikim klandestinësh.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?