GJKKO shpalli fajtor kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës Edison Memolla për akuzën e “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe e dënoi me 1 vit burg dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5 vjeçare.
Në lidhje me këtë vendim Memolla ka reaguar këtë të dielë në rrjete sociale duke thënë se e mbështet drejtësinë e re por do të vijojë të mbajë postin e kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës deri në një vendim të formës së prerë pasi është plotësisht i vetëdijshëm për peshën dhe dimensionin e detyrës së tij.
Memolla shkruan:
“Që kur më është besuar detyra e përfaqësuesit të popullit tim, kam qenë plotësisht i vetëdijshëm për peshën që ky post do të sillte në çdo dimension të tij”.
“Drejtësinë e Re e kam mbështetur fuqimisht dhe gjithmonë do të respektoj çdo vendim të ligjshëm. Megjithatë, kjo nuk më pengon të apeloj çdo vendim që nuk mbështetet në prova dhe fakte të forta”.
“Deri në një vendim të formës së prerë, unë mbetem kryetar i bashkisë Rrogozhinë, i angazhuar dhe i vetëdijshëm për përgjegjësitë që ky post sjell”.
-Së fundmi, dua të falënderoj nga zemra të gjithë ata që kanë qenë pranë meje, që më kanë njohur dhe mbështetur si njeri, që kanë besuar në pafajësinë time dhe që nuk më kanë kthyer shpinën, edhe kur situata ka qenë e vështirë.
LEXONI GJITHASHTU:
- GJKKO vendos 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla
- “I gatshëm të përballem me drejtësinë”, Edison Memolla flet pas daljes nga GJKKO
Ja perse nuk do te funksionoje kurre drejtesia ne kete vend sepse kemi njerez te papergjegjshem dhe pa dinjitet por vetem me ego qe nuk e kane njohur kurre sensin e pergjegjesise. Njerez si Memolla nuk kane cipe. Mjere banoret e Rrogozhines per kete hajdut qe paskan zgjedhur