English

GJKKO i caktoi masën e sigurisë, reagon për herë të parë Sali Berisha

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti mbrëmjen e kësaj të shtune një konference të jashtëzakonshme për media pas dhënies së masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, dhe arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

- Advertisement -

Në konferencën për media ai i cilësoi vendimet e gjykatës ndaj tij dhe familjes si sulme politike, pas intensifikimit të aksionit opozitar.

“Ai i tronditur gjer në palcë, nga krimet e tij, nga aferat në të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton, afera McGonigal, afera e djegësve, afera e sterilizatorëve, afera e Portit të Durrësit, afera e Butrintit. Edi Rama pasi ka humbur mandatin e deputetit, siç thotë Kushtetuta me tenderat që ka fituar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, thjeshtra e saj me emrin Xhillari në kompaninë i riu, me tenderat që ka fituar Fangu apo burri i motrës së Linda Ramës, me implikimin e kësaj të fundit në bordet e bankave, de facto në përputhje me Kushtetutën, ai nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Edi Rama pasi ka grabitur në mënyrë suksesive votën e shqiptarëve dhe eliminoi pluralizmin politik në parlament, pasi u damkos nga qytetarët e Kosovës si vëllai i Vuçiçit, nga opozita si argat i Beogradit, nga bota si Pashiçi shqiptar dhe pas fillimit të lëvizjes opozitare pa kthim, dje në Parlamentin e Shqipërisë, ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë të denoncuar publikisht në këtë sallë për fshehje dokumentash, për manipulim dosjesh, për bashkëpunim e krimin dhe bandat, për të lëshuar urdhër në kundërshtim me Kushtetutën, nenin 73 të saj, i cili përcakton se liria e deputetit në çdo formë lëvizje nuk mund të cenohet pa miratimin e parlamentit, por duke qenë autor i një propozimi të tillë në vitin 2012 që ky nen të hiqet, unë pranoj plotësisht sfidën,” – deklaroi Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×