English

GJKKO rrëzon kërkesën e Ylli Ndroqit për heqjen e sekuestros së pasurive të tij

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka refuzuar kërkesën e biznesmenit, Ylli Ndroqi për heqjen e sekuestrove së televizioneve dhe pasurive të tij.

- Advertisement -

Këtë të mërkurë, biznesmeni Ylli Ndroqi u paraqit sërish në zyrat e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku u zhvillua seanca e radhës.

Një nga avokatët ka deklaruar se ka skaduar afati dy vjeçar, për sekuestrimin e pasurisë, ndërsa një tjetër është shprehur se shtyrja e këtij procesi i kushton qytetarëve shqiptarë, 18 mijë euro në ditë dhe se do kërkohet në Gjykatën e Arbitrazhit, dëmshpërblim prej 130 milionë eurosh.

Në qershor të vitit 2021, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kërkoi Gjykatës së Posaçme që të konfiskojë 32 pasuritë e Ylli Ndroqit dhe familjarëve të tij.

Sipas SPAK, nga të ardhurat dhe shpenzimet rezulton se ai ka të pajustifikuara 3 milionë euro dhe se gjatë fazës së hetimit nuk ka mundur sërish të justifikojë dot burimin e tyre.

Aktualisht 32 pasuritë e tij janë në sekuestro preventive.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×