English

GJKKO shqyrton ankimin e Ajola Xoxës, kundër vendimit për kontrollin personal

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Posaçme e Apelit shqyrton sot ankimin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër vendimit të GJKKO që lejoi kontrollin personal ndaj saj. Ky zhvillim vjen pas marrjes së Xoxës në pyetje nga SPAK për rreth tre orë në kuadër të një hetimi për korrupsion.

- Advertisement -

Më herët, GJKKO kishte refuzuar kërkesën e Xoxës dhe të vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj, për t’u kthyer sendet e sekuestruara gjatë kontrolleve personale dhe në disa ambiente në pronësi të familjes.

Kontrollet e SPAK u kryen më 6 dhjetor, teksa kryebashkiaku Veliaj ndodhej në një vizitë zyrtare në Hamburg. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit sekuestruan celularin e Xoxës dhe ushtruan kontroll në banesën e familjes Veliaj dhe në galerinë e saj, “Harabel”.

Veliaj ka deklaruar se është i hapur për hetimet e SPAK dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?