Një 46-vjeçar me precedentë të theksuar kriminal, i identifikuar si Jetmir Llani, është arrestuar këtë të hënë nga forcat “RENEA” në Mamurras, pasi dyshohet se organizonte gjobëvënie ndaj biznesmenëve.
“Nga hetimet e kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Lezhë dhe Prokuroria e Lezhës, dyshohet se shtetasi Jetmir Llanaj dhe katër të tjerë (një shtetas i arrestuar dhe tre të proceduar penalisht më 19.02.2025), të organizuar si grup, iu vendosnin gjoba bizneseve, duke ushtruar presion dhe kanosur me armë, me qëllim përfitimin pasuror të padrejtë”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Gjatë veprimeve hetimore, këtyre shtetasve iu sekuestruan një armë gjahu, municion luftarak dhe dy automjete të blinduara, të cilat përdoroheshin për kryerjen e veprimtarisë kriminale të shtrëngimit përmes kanosjes dhe dhënies së pasurisë”, njofton policia.
“Kapet nga Forca Speciale ‘RENEA’, një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për gjobëvënie ndaj bizneseve. Si rezultat i ndërhyrjes së specializuar policore të shërbimeve të Forcës Speciale ‘RENEA’, në mbështetje të shërbimeve operacionale të Policisë së Lezhës dhe të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, u mundësua lokalizimi në Mamurras, neutralizimi dhe vënia në pranga e shtetasit të shpallur në kërkim, Jetmir Llani, 46 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- U arrestua për gjobëvënie, Llani kishte dalë nga burgu pas dënimit me 25 vite
- I dënuar në Itali për disa vepra penale, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë