English

Gjoba dhe bllokim mjeti për thyerje karantine, Policia ndëshkon 253 qytetarë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shërbimet e Policisë së Shtetit kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin e vendit, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, që kanë për qëllim eliminimin e pasojave që mund të sjellë përhapjen e COVID-19.

- Advertisement -

Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 16 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim-qarkullimit. Këta shtetas janë ndëshkuar me bllokim mjeti dhe me heqje patente.

Gjithashtu si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 253 shtetas me nga 10 mijë lekë të reja. Ata u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë. 

Në qytetin e Korçës është proceduar penalisht shtetasi O. A., banues në Lushnjë, pasi, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit për ta shoqëruar në Korçë, për t’u karantinuar në hotelin nga i cili ishte larguar. Në të gjithë vendin janë pikasur 2 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative. Policia e Shtetit ka apeluar për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?