Është botuar në Fletoren Zyrtare, Akti Normativ, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.
Në këtë ligj parashikohet një gjobë prej 10 mijë lekë për këmbësorët që nuk do të zbatojnë urdhrin e qeverisë për të mos lëvizur gjatë orarit të caktuar.
Përveç gjobës, të gjitha ata që do të kapen me biçikletë apo motor do t’u bllokohet mjeti për 3 muaj.
Kurse për ata që dalin në parqe e lulishte, do të ketë gjobë 20 mijë lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj nëse e disponojnë.
Prej ditës së hënë, qeveria ka urdhëruar që çdo person duhet të kufizojë lëvizjen pas orës 18:00. Lëvizja do të lejohet vetëm në rast të domosdoshëm dhe nevoje.