English

Gjobë dhe heqje patentash, Policia e Shtetit ndëshkon abuzuesit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare kundër  përhapjes së virusit vdekjeprurës COVID-19.

- Advertisement -

Siç njofton policia, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10 mijë lekë 71 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet shtetërore duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa pasur ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë evidentuar 34 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim-qarkullimit, të cilët më pas janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, sipas parashikimeve të aktit normativ që kufizon lëvizjet e mjeteve.

Gjithashtu nga kontrollet janë konstatuar në shkelje 24 njësi tregtare, që sipas policisë nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye madhore.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?