English

Gjonaj i përgjigjet Metës: S’e ushtrove kompetencën. Arta Vorpsi anëtare e Kushtetueses, automatikisht nga ligji

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj iu përgjigj sot Presidentit të Republikës, Ilir Meta i cili e akuzon atë personalisht dhe ministrinë që ajo drejton për veprime antiligjore që çojnë në grusht shtetit.

- Advertisement -

Përmes një deklarate për mediat ministrja Gjonaj e cilësoi sjelljen e ditëve të fundit nga ana e presidentit show presidencial përmes një kauze fiktive në funksioni të betejave të tij politike.

Sipas ministres së Drejtësisë, mekanizimi zhbllokues për përzgjedhjen automatikisht të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese që ishte i pari në listë, në rastin konkret Arta Vorpsi, hyri në veprim në momentin që Presidenti e dogji afatin 30 ditor për zgjedhjen e anëtarit të kësaj gjykate duke mos e ushtruar të drejtën e tij.

“Mekanizimi zhbllokues ka qenë pikërisht shmangia e bllokimit të anëtarit të Kushtetueses për shkaqe politike. Kjo ishte një nga risitë e reformës në drejtësi që u pranuar edhe nga Venecia. Afati 30 ditor i presidentit për të zgjedhur anëtarin e Kushtetueses skadoi dhe Meta nuk e ushtroi të drejtën e tij. Ky është një afat i pashtyshëm, i  papezullueshëm se ligji kalimin e këtij afati e sheh me emërimin automatik të kandidatit të renditur i pari. Ndaj Arta Vorpsi, që ishte renditur e para nga KED, konsiderohet e zgjedhur automatikisht anëtare e Kushtetueses. Zgjedhja  e saj nga ligji automatikisht është bërë më 8 nëntor 2019”, – tha znj. Gjonaj.

Ministrja sqaroi se presidenti niset nga fakti që vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare ditën e shtunë, por kjo sipas saj nuk përbën asnjë shkelje, pasi e shtuna dhe e diela rezultojnë prej kohësh në Fletore Zyrtare. Znj. Gjonaj tha se botimi në Fletoren Zyrtare nuk i jep juridike këtij vendimi të KED, por bëhet në mënyrë që ky vendim të njihet nga publiku i gjerë.

“Fakti se betimi në Fletoren Zyrtare është bërë ditën e shtunë i ka mjaftuar presidentit të thotë se jemi përpara një konspiracioni dhe grupi të strukturuar që kërkon një grusht shteti. E kam të vështirë ta besoj se ai e beson këtë konspiracionin e grushtit të shtetit që bazohet në faktin se ditën e shtunë grupi armiqësor në ministrinë e drejtësisë është vënë në lëvizje. Sikur këshilltarët e tij do të kishin bërë një kërkim të thjeshtë do shikonin se e shtuna dhe e diela rezultojnë prej kohësh në Fletore Zyrtare.

Nuk është botimi në Fletoren Zyrtare që i jep fuqi juridike vendimeve të KED. Përmes këtij botimi bëhet i ditur ligjërisht anëtari i Kushtetueses i zgjedhur ex lege, automatikisht. I shërben vetëm njohjes së publikut me veprimin juridik të vetë ligjit. Akuzat se unë si ministre kemi kryer shkelje penale është kulmimi komik i show presidencial”, – u shpreh më tej ministrja.

Lexo gjthashtu: Presidenti Meta depoziton në SPAK kallëzimin për ministren e Drejtësisë

                           Presidenti nxjerr provat ligjore për “grushtin e shtetit” që synon të “rrëmbejë” Kushtetuesen

                           Presidenti Meta: Mazhoranca kërkon shkarkimin tim, me porosi të UDB-së

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?