English

Gjurmimi gjenetik i epidemisë po përpiqet të zbulojë mënyrat e mutacionit të COVID-19 dhe origjinën e tij

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një projekt i pavarur ka arritur të gjurmojë përhapjen e virusit në shkallë globale me anë të shqyrtimit të gjenomit të COVID-19 duke u përpjekur ndër të tjera të kuptojë edhe mënyrën se si pëson mutacion coronavirusi.

- Advertisement -

Si funksionon dhe përhapet coronavirusi? Projekti po mundohet të krijojë një hartë të përparimit të pandemisë në vendet e botës duke studiuar konstruktin e brendshëm të virusit. 

Deri më tani, “Nextstrain” ka mbledhur rreth 1500 gjenomë të coronavirusit të ri, dhe të dhënat tregojnë se virusi po pëson mutacion mesatarisht çdo 15 ditë, teksa epidemia e COVID-19 është përhapur tanimë në gjithë globin.

Mëgjithatë, kjo nuk do të thotë se virusi po bëhet më i fuqishëm, ndryshimet në kodin gjenetik po i ndihmojnë shkencëtarët të zbulojnë se ku ka qenë virusi, duke thyer kështu mitet sa i përket origjinës së virusit.

Kjo nismë e studimit të përhapjes së viruseve nuk është e re dhe është aplikuar edhe gjatë epidemisë së Zikës dhe Ebolës. 

Sidoqftë aplikimi i metodave të tilla sot është bërë më i lirë dhe më i shpejtë dhe këto të dhëna shkencore mund të ndihmojnë autoritetet shtetërore për të ndjekur strategjitë e duhura të parandalimit.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?