Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e Kuvendit që përjashtoi deputetët e Partisë Demokratike për një periudhë 40 dhe 60 ditore.
Deputetët e PD-së kishin apeluar masat disiplinore dhe me vendimin e kësaj të mërkure, Gjykata e ka pranuar kërkesën e tyre, duke hedhur poshtë dënimet.
Vendimi i dhënë është me ekzekutim të përkohshëm, që do të thotë se ai është në fuqi menjëherë.
Grupi Parlamentar i PD-së e ka cilësuar këtë vendim si një fitore, duke theksuar se Kryetarja e Kuvendit ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.
“Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e Elisa Spiropalit, e cila në shkelje të Kushtetutes dhe rregullores se kuvendit përjashtoi opozitën nga Kuvendi. Vendimi u dha me ekzekutim te përkohshëm, pra aplikohet menjëherë”, thuhet në njoftimin e grupit të PD.
Kërkesë padia e PD:
LEXONI GJHITHASHTU:
- PD letër donatorëve që monitojnë reformat: Mos merrni për ekspertizë Linda Ramën
- Kombet e Bashkuara i përgjigjen letrës për Linda Ramën: Procesi, transparent