English

Gjykata e Lartë e Izraelit rrëzon reformën në drejtësi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Lartë e Izraelit rrëzon reformën e diskutueshme gjyqësore që shkaktuan protesta mbarëkombëtare vitin e kaluar kundër qeverisë së kryeministrit Netanyahu.

- Advertisement -

Ligjvënësit izraelitë miratuan dy muaj reformën e kontestuar të drejtësisë, pavarësisht protestave që synonin asgjësimin e saj.

Ligji i ri i heq Gjykatës së Lartë kompetencën për të vendosur mbi ato veprime të qeverisë, të cilat ajo i konsideron të paarsyeshme.

Bëhet fjalë për të parën në një seri reformash kontradiktore që synojnë të kufizojnë pushtetin e gjykatave.

Manovrat politike në fjalë kanë shkaktuar disa nga protestat më të mëdha në historinë e Izraelit, me kundërshtarët e tyre që kanë paralajmëruar se ato do të vënë në rrezik demokracinë e vendit.

Nga ana e saj, qeveria argumenton se masat janë të nevojshme për të korrigjuar mungesën e balancave të pushtetit, që ka bërë që gjykata të ndërhyjnë gjithnjë e më shumë në vendimet politike të dekadave të fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?