English

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e treshes gjykuese

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Enton Dhimitri, ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së liderit të opozitës Sali Berisha për përjashtimin e treshes gjykuese që do të shqyrtojë rekursin e tij ndaj masës së sigurisë.

- Advertisement -

Sipas vendimit të dhënë dje, vendimmarrjen mbi kërkesën e Berishës, kundër rikthimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të gjyqtarit të Apelit të Posaçëm, Engert Pllumbi, do ta marrin Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.

Avokatët e Berishës kanë argumentuar se kjo treshe ka gjykuar dhe rrëzuar më parë një sërë kërkesash të Berishës, dhe për këtë arsye, nuk mund të shprehen sërish në të njëjtën çështje. Megjithatë, Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë kërkesë, duke lënë në fuqi treshen që do të shqyrtojë rekursin e liderit të opozitës.

Ende nuk është caktuar një datë për marrjen e vendimit për rekursin e Berishës, i cili kundërshtoi vendimin e gjyqtarit Pëllumbi, i cili zhbëri atë të gjyqtares së Shkallës së Parë, Flojera Davidhi, e cila në nëntor të vitit të kaluar kishte hequr çdo masë sigurie ndaj tij.

Ndërkohë kujtojmë se seanca e planifikuar për këtë të enjte për kalimin në gjykim të dosjes “Partizani” është shtyrë për herë të dytë. Nga kjo seancë pritej që Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë të merrte një vendim nëse dosja do të kalonte ose jo për gjykim.

Seanca e radhës është shtyrë për datën 11 prill 2025, rreth orës 10:00.

Në një deklaratë për mediat, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, ka sqaruar se arsyeja e shtyrjes është mungesa e një prej avokatëve për arsye shëndetësore. Ai tha se gjatë seancës u dhanë kontestimet e Prokurorisë ndaj qëndrimit të avokatëve të mbrojtjes, ndërsa theksoi se ka mungesë të një fakti penal dhe kërkoi pushimin e çështjes.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?