Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro lidhur me vendimin e Apelit për sekuestrimin e apartamentit të tij.
Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi vendosën rrëzimin e rekursit për vendimin e dhënë nga Apeli në datë 31 korrik të këtij viti.
Apeli i GJKKO vendosi të sekuestrojë apartamentin 81 metra katrorë të ish kryetarit të bashkisë se Himarës. Për këtë, u ngarkua Prokuroria e Posaçme dhe Agjencia për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Jorgo Goro po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe pasurinë e tij dhe aktualisht është vënë në dy masa sigurie “arrest në burg”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shpërdorimi i detyrës e fshehje e pasurisë, SPAK çon në GJKKO dosjen e Jorgo Goros
- Jorgo Goro mbetet në burg, ish-kryebashkiaku akuzohet për shpërdorim detyre