English

Gjykata Europiane e Drejtësisë shpall fajtore Poloninë, Çekinë dhe Hungarinë pë refuzimin e refugjatëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata Europiane e Drejtësisë vendosi se Polonia, Hungaria dhe Çekia kanë shkelur detyrimet ligjore të vëna nga BE-ja duke refuzuar marrjen e refugjatëve.

- Advertisement -

Gjykata Europiane thotë në vendim se këto vende nuk kanë pranuar pjesën që u takonte, strehimin e 120 mijë azilkërkuesve që kishin ardhur nga Italia dhe Greqia, në bazë të programit të shpërndarjes që kishte miratuar Këshilli Europian në vitin 2015.

Polonia dhe Çekia kanë shkelur edhe një tjetër detyrim të mëparshëm, të vendosur po nga Këshilli Europian, për të strehuar 40 mijë emigrantë.

Gjykata ka hedhur poshtë justifikimet e këtyre vendeve, të cilat kanë cituar ligjet e brendshme për sigurinë territoriale, si dhe pretendimet se programi i shpërndarjes së refugjatëve është jo i saktë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?