Një gjykatë në Nju Jork ka hedhur poshtë një padi për sulm seksual kundër aktorit Kevin Spacey.
Rasti u ngrit nga Anthony Rapp, i cili thotë se aktori e preku në mënyrë të papërshtatshme në një festë në vitin 1986, kur ai ishte 14 vjeç.
Rapp, tani 50 vjeç dhe gjithashtu aktor, ngriti padinë ligjore në shtator 2020 dhe kishte kërkuar rreth 40 milionë dollarë dëmshpërblim, shkruan BBC.
Spacey, fitues i Oskarit, ka mohuar akuzat kundër tij.
Ai po përballet veçmas me pesë akuza në Mbretërinë e Bashkuar për sulm seksual, për të cilat është deklaruar i pafajshëm. Ky gjykim do të fillojë në qershor 2023.
Të enjten, pas një gjyqi civil 3-javor në një gjykatë federale në Manhattan, një juri zbuloi se Rapp nuk e kishte vërtetuar pretendimin e tij se Spacey kishte bërë një veprim të padëshiruar seksual.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Gjyshi i teatrit”, ndërron jetë aktori i famshëm aborigjen
- Fordi 57-vjeçar i aktorit, pasioni i korçarit Zhani Ziçishti për makinat