Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për, Azgan Mërnicën, 23-vjeçarin i cili ekzekutoi me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia.
23-vjeçari u shfaq i qetë në seancën gjyqësore, i shoqëruar nga forcat RENEA dhe i veshur me jelek antiplumb.
Avokati mbrojtës i tij nuk u paraqit në seancë, gjithahstu as avokati i shtetit nuk pranoi ta merrte në mbrojtje 23-vjeçarin.
Kujtojmë se pas një konflikti për motive të dobëta, 23-vjeçari nxori armën që mbante pa leje dhe qëlloi me plumb në kokë efektivin.
Para grupit hetimor Azgan Mernica ka deklaruar se çdo gjë ka qenë momentale.
Sipas 23-vjeçarit, ai ka qenë së bashku me nënën e tij kur është ndeshur me makinë në fshatin Baltëz me efektivin e Shqiponjave.
Ky i fundit sipas të riut i ka bërë me dorë dhe ka menduar se e ka ofenduar.
Aty ai thotë se ka dalë nga makina për t’u sqaruar dhe në momentin që është ballafaquar me policin ky i fundit ka vendosur dorën te arma e shërbimit.
“Sapo ka dalë nga makina efektivi ka afruar dorën tek arma e shërbimit, kam menduar se efektivi do të më qëllonte”, ka deklaruar Mernica.
Dëshmia e të riut është marrë me rezerva nga grupit hetimor, ndaj ai do të merret sërish në pyetje.
LEXONI GJITHASHTU:
- “U trembën kur panë snajperat”- Softa: Pse familjarët e dorëzuan Mërnicën në polici
- Vrasësi i policit qeshte, eksperti: Përkëdhelja e këtij brezi po shkakton probleme