English

Gjykata Kushtetuese rrëzon Shoqatën e Prodhuesve të Pijeve Alkoolike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase, të cilët kërkuan shfuqizimin e pjesshëm të ligjit për akcizat.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për pjesën që parashikon unifikimin e akcizës së birrës nga malto për të gjithë prodhuesit pavarësisht sasisë së prodhimit vjetor.

‘Kushtetuesja’ argumenton në vendimin e saj se nuk u provua se ndryshimet ligjore kanë cënuar thelbin e lirisë së veprimtarisë ekonomike apo e kanë vënë atë në rrezik, deri në atë masë që të vihet në dyshim ekzistenca e tyre.

“Në këtë këndvështrim, unifikimi i akcizës nuk përbën një mjet joproporcional”, thuhet në vendim.

“Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase, me objekt shfuqizimin e pjesshëm të ligjeve nr. 81/2022 dhe nr. 94/2023 për akcizat, për pjesën që parashikon unifikimin e akcizës së birrës nga malto për të gjithë prodhuesit pavarësisht sasisë së prodhimit vjetor”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?