Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot vlefshmërinë e mandatit të Olta Xhaçkës. Kjo është hera e dytë që kjo gjykatë do të trajtojë këtë rast me kërkesë të opozitës.
Mazhoranca në Kuvend për dy herë radhazi ka votuar kundër dërgimit të çështjes nga Parlamenti në gjykatë. Këtë përpjekje tani po e bën opozita firmat me 1/5 e deputetëve
Opozita pretendon se Xhaçka shkeli Kushtetutën kur ishte ministre dhe qeveria e saj i dha bashkëshortit biznesmen, Artan Gaçi, statusin e investitorit strategjik për një resort në Himarë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Xhaçka: S’kam përfituar asgjë, investimi i bashkëshortit tim 100% privat
- Bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka në SPAK