Ka përfunduar gjykimi për detarët të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre dhe ndihmuan në trafikimin e 55 klandestinëve.
Bëhet fjalë për ngjarjen e 9 janarit 2021, kur mjeti ku udhëtonin 55 emigrantë nga Lindja e Mesme pësoi avari pranë Gjirit të Vlorës, teksa ishin drejtuar për në Itali.
Në ndihmë të emigrantëve shkoi një motovedetë shqiptare, ekuipazhi i së cilës më pas u akuzua si i përfshirë në trafikun e klandestinëve.
Gjyqtarja Arbana Selmanaj ka rrëzuar akuzat e Prokurorisë, përfaqësuar nga Erjon Shqarri, duke i dhënë pafajësinë 5 ushtarakëve të marinës, si dhe pronarit të një hoteli në Tiranë, ku dyshohej se strehoheshin emigrantët e ardhur nga Lindja e Mesme.
Ndërkohë, gjykata vendosi 9 vite burg për skafistin Emiljano Likaj dhe 6 vite burg për Qazim Ismailin, i cili kishte strehuar emigrantët. Emiljano Likaj dhe Qazim Ismaili pritet të dalin edhe përpara Gjykatës së Posaçme ( SPAK), pasi akuzohen si pjesë e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të klandestinëve.
LEXONI GJITHASHTU:
- 16 të arrestuar për trafik klandestinësh gjatë nëntorit nga policia e Kukësit
- Trafikantët tregojnë si funksionon transporti i emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri