English

Gjykata liron të dënuarin me 20 vite burg, akuzohet për tentativë vrasjeje dhe ka vuajtur vetëm 3 vite heqje lirie

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndërsa BE kërkon rezultate konkrete për reformën në drejtësi, një i dënuar me 20 vite burg është liruar nga Gjykata. 

- Advertisement -

Ergys Kolaveri i dënuar për atentatin ndaj Gazmir Dacit në burgun e Vaqarrit ka lënë qelinë ditën e sotme. Apeli i Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Dosja e Kolaverit pas ngritjes së SPAK kaloi në Gjykatën e Tiranës për shkak të kompetencës. Në këtë gjykatë Kolaveri kërkoi rishikim të vendimit dhe ndryshimin e tij.

Ergys Kolaveri akuzohet se në gusht të 2016 tentoi të vriste me snajper në burgun e Vaqarit Gazmir Dacin. Ky i fundit ndodhej në qeli për shkak se kishte vrarë vëllain e Ergys Kolaverit, Volterin ngjarje e ndodhur në Bathore në nëntor të 2015. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?