English

Gjykata vlerëson dënimin ndaj tre të arrestuarve për para false

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Gjykatën e Tiranës ka nisur seanca për vlerësimin e dënimit ndaj tre të arrestuarve për mashtrime me para false.

- Advertisement -

Viard Kotori u paraqit me para false në një pikë këmbimi valutor. I riu, i cili më pas është arrestuar nga policia, u mundua të mashtrojë punonjësen duke thënë se dollarët ishin marrë në bankë.

Duke parë se shitësja e kuptoi mashtrimin, ai doli nga dyqani dhe u largua me shpejtësi. Policia arrestoi më pas dhe bashkëpunëtorët e tij Etmond Dokushin dhe Ervin Kamollin.

Në Gjykatë Kotori ka deklaruar se sasinë e parave, rreth 8 mijë dollarë, e ka gjetur në rrugë në zonën e Laprakës dhe se nuk e dinte që ishin false.

Në total janë sekuestruar 3 650 dollarë. Sipas hetuesve tre të rinjtë kanë mashtruar me para fallco disa persona në Tiranë, Korçë, Lezhë dhe Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi disa javor. Ndaj tyre rëndon akuza e “falsifikimit të monedhave”, kryer në bashkëpunim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×