English

Gjyqi ndaj sistemit VAR, përballja mes Genk dhe Anderlecht do të luhet sërish

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sistemi VAR ka humbur betejën e parë në futboll, pasi në gjyqi i cili do të sjellë shumë reagime në botën e këtij sporti.

- Advertisement -

Gjithçka lidhet me përballjen mes Anderlecht dhe Genk e luajtur më 23 dhjetor, e fituar nga vendësit me përmbysje me rezultatin 2-1. Shkak është bërë një episod në të cilin gjyqtari i sfidës Nathan Verboomen veproi në mënyrë të gabuar në përputhje me rregulloren e sistemit VAR dhe futbollit.

Në minutën e 23 ekipi i Genk ekzekutoi një penallti, por gjatë momentit të gjuajtjes, njëri prej lojtarëve të ekipit hyri brenda zonës së rreptësisë.

Dicka e tillë nuk lejohet, e në rast të tillë, penallti rikthehet sërish për ekzekutim. Gjatë këtij episodi të ndeshjes Heynen goditi nga 11 metra dhe gjuajtja e tij u prit nga portieti, ndërsa topi u kthye u godit sërish por nga sulmuesi Sor duke u kthyer në gol. Ky i fundit hyri brenda zonës së rreptësisë përpara goditjes së penalltisë, ndaj goli i tij nuk vlejti. Në një moment kur gjuajtja duhet të rikryhej, gjyqtari Verboomen anulloi golin dhe vijoi ndeshjen në shifrat 0-0.

Për këtë episode skuadra e Genk iu drejtua këshillit disiplinor, i cili vendosi që ndeshja të riluhet, ndërsa rezultati i dhjetorit të zhbëhet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?