Vendimi për procesin gjyqësor për administrimin e zonës së dyqaneve “duty free” në aeroportin “Nënë Tereza”, do të mësohet në datën 11 shkurt.
Ky gjyq prej disa muajsh po mban pezull fillimin e aktivitetit të kompanisë amerikane International Cruise Duty Free, e shpallur fituese e garës së hapur nga aeroporti në korrik të vitit të kaluar.
Kjo seancë është ndjekur nga afër edhe nga tre përfaqësues të ambasadës amerikanë. Palët paraqitën argumentet e tyre përfundimtare. Konflikti për menaxhimin e këtyre e bizneseve nisi në korrik të vitit të kaluar. Përmes një serie lëvizjesh dhe padish në gjykata, “Albania Duty Free Distribution”, kompania e cila ka administruar zonën “duty free” që prej viteve 2000, nuk u largua.
Kjo kompani zotërohet nga Elona Caushaj, bashkëshortja e gjyqtarin Gjin Gjoni, një emër mjaft i përfolur në drejtësinë shqiptare.
Ministria e Financave u detyrua ta revokonte licencën, duke qenë se ndër të tjera, kjo kompania nuk kishte më kontratë qiraje me aeroportin. Por lëvizjet e ministrisë u bënë shkas që “Albania Duty Free Distribution”, të ngrinte një tjetër padi për heqjen e licencës në Gjykatën Administrative. Gjyqtari Avni Sejdi vendosi pezullimin e efekteve të vendimit të ministrisë, deri në zgjidhjen e çështjes në themel.
Por zvarritja e këtij procesi ka sjellë si rezultat vështirësinë e bizneseve të huaja që të operojnë në Shqipëri. Ky shqetësimin u ngrit edhe nga përfaqësues të dhomës amerikane në Shqipëri në fund të seancës.