English

Gjyqi për PD/ Sefa: Kërkuam përmbajtjen për Këshillin Kombëtar imagjinar të Bardhit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, tha për mediat pas seancës gjyqësore për statutine PD, se në gjykatë ata kërkuan që të shfaqej dokumenti që mbledhja e këshillit kombëtar online, e grupit Bardhi është realizuar.

- Advertisement -

Ai tha se gjykata nuk pranoi ta kërkonte këtë dokument, ndaj në seancën e sotme ata kanë kërkuar  përjashtimin e gjykatësit Niko Rapi duke theksuar se po tregohet i anshëm në këtë proces.

“Sot kemi kërkuar dokumentacionin në lidhje me zhvillimin e Këshillit Kombëtar imagjinar dhe online. Ne nuk kemi kërkuar asgjë tjetër, duam dokumentacionin e paraqitur dhe të presupozuar që ekziston. Asgjë më shumë. Ne duam që palët që janë në proces të vërtetojnë se ky Këshill Kombëtar imagjinar, është zhvilluar apo jo.

Gjykata vendosi që në një mënyrë absurde, që këtë dokumentacion të mos e kërkojë. Për këtë arsye në kërkuam përjashtimin e gjyqtarit të çështjes për njëanshmëri në procesin civil. Në këtë moment do të paraqesim edhe kërkesën për përjashtim, bashkë me provat.

Në ditët në vijim do shikojmë kujt gjykatë tjetër do i lihet kjo çështje për të shqyrtuar kërkesën tonë. Është absurde të vish në një proces gjyqësor e të mos paraqesësh dokumentacionin e kërkuar në shqyrtimin e kësaj çështje. Ne kemi dyshime të arsyeshme se ajo mbledhje nuk është bërë kurrë”,-tha Indrit Sefa.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?