English

Gjyqtarët mund të betohen me shkrim, socialistët ndryshojnë ligjet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese mund ta bëjë betimin me shkrim. Ky ishte ndryshimi ligjor që miratuan socialistët në Komisionin e Ligjeve pas përplasjes me Presidentin Ilir Meta për mandatin e një anëtari të kushtetueses. Projektligji parashikon se Presidenti ka 10 ditë kohë për të thirrur gjyqtarin për t’u betuar pranë tij, dhe në rast se nuk e ushtron këtë të drejtë, atëherë anëtari i gjykatës ia dërgon atë me shkrim.

- Advertisement -

E njëjta praktikë u ndoq edhe nga Arta Vorpsi, e cila nuk u thirr nga Meta për të bërë betimin por që mbeti pa mandate gjyqtari pasi pozicionin e saj e mori një tjetër kandidate, Marsida Xhafellari.

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve zgjati për disa orë pasi socialistët ndryshuan edhe ligjin për statusin e magjistratëve ku krahas menakizmit zhbllokues në rastet e betimit, ata shtuan edhe kompetencat Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për të bllokuar mandatin e prokurorëve dhe gjyqtarëve ndaj të cilëve ka dyshime se kanë abuzuar me detyrën.

Socialistët në Komisioni i argumentuan këto kompetenca të reja për kreun e ILD-së Artur Metanin, si një domosdoshmëri për të ruajtur integritetin e gjyqtarëve.

Por, jo të gjithë brenda grupit ishin dakord me këtë nismë. Ish-kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore Fatmir Xhafaj kërkoi që ligjet e reformës të mos ndryshohen pa patur më parë një analizë të tyre.

Pavarësisht rezervave për ligjin, socialistët votuan në unanimitet ndryshimet ligjore të cilat priten të miratohen në datë 13 shkurt në seancë plenare.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?