Deri në fund të këtij shekulli, gjysma e plazheve ranore në botë rrezikojnë të zhduken nëse nuk merren masa ndaj ndryshimeve klimatike, kanë paralajmëruar shkencëtarët.
Studiues nga Qendra e Përbashkët e Hulumtimeve e Bashkimit Europian në Itali dhanë këtë pretendim në revistën shkencore “Nature Climate Change”.
Ata përdorën imazhe satelitore për të ndjekur mënyrën sesi kanë ndryshuar plazhet në këto 30 vite. Kjo i lejoi ata që të stimulojnë sesi ngrohja globale mund të ndikojë mbi të ardhmen.
“Ajo që kemi zbuluar është se deri në fund të shekullit rreth gjysma e plazheve në botë do të përjetojnë erozione prej më shumë se 100 metrash”, shpjegon Michalis Vousdoukas, një prej hulumtuesve. “Ka të ngjarë se ato do të zhduken”.
IHE Delft’s Prof Rosh Ranasinghe & coauthors from @EU_Commission‘s Joint Research Centre and @DeltaresNL warn that without effective #climate mitigation half the world’s sandy #beaches could disappear by 2100 ?
Read the article ➡️ https://t.co/FXEwjS9o0t @AXAResearchFund pic.twitter.com/q1M4HFdQeb
— IHE Delft ? where the water world meets (@ihedelft) March 2, 2020
Studimi tregon se shkalla e zhdukjes së plazheve është në varësi të rritjes së temperaturave globale deri në 2100.
Nëse temperaturat vijojnë të rriten, ashtu do të ndodhë edhe me nivelin e detit, duke sjellë dhe stuhi të rrëmbyeshme në disa rajone. Kjo mund të shkaktojë edhe më shumë plazhe të tjera të zhduken nën dallgë.
Vende të tjera në rrezik
Studiuesit thonë se disa vende janë më të rrezikuara se të tjerat.
Gamibia dhe disa shtete të Afrikës Perëndimore mund të humbasim më shumë se 60 për qind të plazheve të tyre, teksa parashikimet të ngjashme janë bërë edhe për Irakun, Pakistanin, ishullin e Xhersit në Kanalin e La Manshit dhe ishullin e Paqësorit, Palau.
Në terma totale të vijës bregdetare të humbur, ka gjasë që Australia të jetë vendi më i prekur, me rreth 15 mijë kilometra në rrezik.
Sipas studimit, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Kina, Irani, Argjentina dhe Kili gjithashtu mund të humbasin me kilometra të tërë vije bregdetare.
Dy skenarë të mundshëm
Autorët kanë konsideruar dy skenarë të mundshëm. Në të parin, temperaturat mesatare globale do të rriten me 2.4 gradë Celsius deri në fund të shekullit, tjetri parashikon një rritje dyfish më të lartë.
Ata llogaritën se deri në 40 për qind e tërheqjes së vijës bregdetare mund të parandalohet duke ulur emetimet e gazrave serë.
Megjithatë, popullsitë e mëdha dhe në rritje që jetojnë pranë vijës bregdetare kanë gjithashtu nevojë për mbrojtje përmes masave të tjera në të dyja rastet.