English

Gjysma e votuesve republikanë mbështesin Trumpin pas kontrollit të FBI-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjysma e republikanëve amerikanë thonë se zyrtarët federalë të zbatimit të ligjit u sollën në mënyrë të papërgjegjshme kur kontrolluan shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump në Florida, sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos.

- Advertisement -

Sondazhi dyditor i përfunduar të mërkurën, sugjeron se votuesit republikanë mund të jenë kryesisht në anën e Trump, pavarësisht nga mbështetja e Partisë Republikane për zbatimin e ligjit, shkruan Reuters.

54% e të anketuarve republikanë thanë se FBI dhe Departamenti i Drejtësisë janë sjellë në mënyrë të papërgjegjshme pas kontrollit në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago.

Ndërsa, 71% e votuesve demokratë thanë se FBI ka FBI ka vepruar me përgjegjësi.

FBI ka sekuestruar dosje të fshehta pas një kontrolli në pronën e ish-presidentit amerikan Donald Trump javën e kaluar.

Agjentët morën 11 grupe dokumentesh, duke përfshirë disa që ishin të shënuara me mbishkrimin “TS/SCI”, një përcaktim që pohon se materiali brenda në dosje mund të shkaktojë dëme “jashtëzakonisht të rënda” në sigurinë kombëtare të SHBA.

Trump mohoi çdo keqbërje dhe tha se sendet ishin deklasifikuar.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×