Gazetari Ermal Vija u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se mes Gledis Nanos dhe Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi kohët e fundit ka pasur përplasje, ndërkohë ende nuk është konfirmuar dorëheqja e Nanos nga kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shtetit.
I pyetur se e ka shkelur Gledis Nano interesat e grupeve kriminale dhe për këtë arsye i është kërkuar dorëheqja, Vija tha se asgjë nuk është e konfirmuar.
“Këtë nuk mund ta them në këtë moment, por parë nga zhvillimet e fundit ne nuk mund ta konfirmojnë nëse Nano ka dhënë dorëheqjen apo i është konfirmuar dorëheqja. Në fakt në dy tre muajt e fundit ka pasur përplasje mes Çuçit dhe Nanos, përplasje e cila është reflektuar ditët e fundit dhe duket se ka qenë dhe kulmi i kësaj përplasje”, tha Vija.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘S’është e lehtë e dorëheqja’, gazetari: Gledis Nano ka mbështetjen e Yuri Kim
- Kush e kërkon ‘kokën’ e Gledis Nanos? Fishta: Situata në favor të krimit