English

Goditen 4 ndërtime të paligjshme në Ksamil, 4 persona nën hetim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

3 ndërtime të paligjshme në zonën bregdetare në Ksamil dhe 1 në zonë urbane janë goditur nga policia. 4 persona janë nën hetim.

- Advertisement -

Në kuadër të këtij operacioni janë goditur 16 raste të veprimtarisë së paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në terren, në vijim të operacionit “Coastline”, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë konstatuar dhe goditur 4 raste të tjera të paligjshmërive në këtë fushë, për të cilat u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

  • B. M., 41 vjeçe, E. Ll., 38 vjeç, A. Z., 31 vjeç dhe B. H., 39 vjeç.

Gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë, 3 shtetasit e parë janë konstatuar duke kryer punime të ndryshme ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, në zona bregdetare në Ksamil, ndërsa shtetasi B. H. është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, në zonë urbane.

Operacioni policor “Coastline”, për goditjen e krimeve kundër mjedisit, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×