English

Goditen dy raste të shitjes së lëndëve piroteknike, sekuestrohen 300 fishekzjarrë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të shitjes së lëndëve piroteknike.

- Advertisement -

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, gjatë patrullimeve në zonën e Astirit, kanë identifikuar një dyqan ku shiteshin lëndë piroteknike. Materialet në lidhje me rastin u referuan në Prokurorinë e Tiranës, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A.Xh, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Po ashtu, nga shërbimet e Komisariatit Nr.4, gjatë kontrollit në një subjekt në rrugën “Dervish Hekali”, janë gjetur dhe sekuestruar lëndë piroteknike. Në këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B.H, 66 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan rreth 300 fishekzjarrë.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të denoncojnë çdo rast të tregtimit apo përdorimit të lëndëve piroteknike, duke garantuar reagim të menjëhershëm për ndëshkimin e autorëve të paligjshëm, dhe i këshillon të shmangin përdorimin e tyre për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e të gjithëve.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?