Dy të mitur në Gjirokastër, përkatësisht të moshave 16 dhe 15 vjeç, do të procedohen në gjendje të lirë.
Ata dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë qëlluar me grusht një 17 vjeçar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas të mitur, 16 vjeç dhe 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, kanë goditur me grusht një 17-vjeçar”,-thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zelensky falënderues për avionët F-16, Rusia paralajmëron për “përshkallëzim”
- Koreja e Veriut testion raketën lundruese, Koreja e Jugut nis stërvitjen me SHBA-në