Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, prezantoi sot në Kuvend raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për Mbrojtjen e të sistemit TIMS.
Gogu renditi rezultatet e hetimit katër mujor e gjithëpërfshirës dhe tha se ky raport nxjerr në pah kontrastin e thellë midis dy qasjeve hetimore: njëra e karakterizuar nga akuza të nxituara dhe tjetra e bazuar në ekzaminim të plotë dhe metodik.
Nënkryetari propozi 4 masa që duhen ndërmarrë:
- Rishikimi i Kornizës Ligjore. “Hetimi ynë nënvizon nevojën urgjente për të rishikuar dhe harmonizuar kuadrin ligjor ekzistues që rregullon sistemin TIMS.” –tha ai.
- Zbatimi i akteve ligjore dhe nënligjore. “ Ne identifikuam çështje të rëndësishme në zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore, duke nxjerrë në pah mangësitë që duhen adresuar për të garantuar integritetin dhe efikasitetin e sistemit.”-sqaroi Gogu.
- Rishikim Gjithëpërfshirës i Aktiviteteve Operative të Policisë, pra rishikim gjithëpërfshirës i aktiviteteve operative të të gjitha strukturave të policisë që ndërveprojnë me sistemin TIMS.
- Rishikimi dhe përmirësimi i akteve nënligjore “ Aktet nënligjore aktuale që rregullojnë sistemin TIMS kërkojnë një rishikim të plotë. Për të mbrojtur integritetin e të dhënave të sistemit, ne duhet të zbatojmë kontrolle në çdo nivel dhe të vendosim rregulla të qarta që përcaktojnë kompetencat dhe llogaridhënien.” –vijoi ai më tej.
Në përmbyllje të fjalës së tij për këtë çështje, ai nënvizoi ndër të tjera se roli i deputetëve është “të kërkojnë të vërtetën dhe të sigurojnë drejtësi, jo të krijojnë frikë apo konfuzion të pajustifikuar”,