Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në takimin inaugurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE-së, theksoi rolin kyç të shoqërisë civile në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Gonzato nënvizoi se integrimi në Bashkimin Europian është një proces gjithëpërfshirës, i cili nuk mund të mbetet vetëm në duart e institucioneve shtetërore apo të Kuvendit, por kërkon angazhim politik, mbështetjen e qytetarëve dhe pjesëmarrjen aktive të organizatave të shoqërisë civile.
“Të ecësh përpara drejt anëtarësimit në BE kërkon përkushtim të të gjithë aktorëve. Organizatat e shoqërisë civile duhet të luajnë një rol proaktiv, jo vetëm si zë kritik, por edhe si partner konstruktiv në negociata dhe vendimmarrje,” tha Gonzato.
Ai theksoi se qeveria shqiptare mund të përfitojë ndjeshëm nga ekspertiza dhe njohuritë që sjell shoqëria civile, veçanërisht në sektorë kyç të reformave që lidhen me procesin e integrimit.
“Një shoqëri civile e fortë është pjesë thelbësore e sistemit të balancës dhe kontrollit demokratik. Prandaj, konsultimi i saj në proceset vendimmarrëse është ndër shtyllat e asaj që ne e quajmë qasje themelore në anëtarësim,” shtoi ambasadori i BE-së.
Në këtë kuadër, Gonzato përshëndeti faktin që qeveria shqiptare, me mbështetjen e Bashkimit Europian, ka përfunduar vlerësimin e dokumentit strategjik për bashkëpunimin me shoqërinë civile, një proces që u mbyll në vitin 2023.
“Tani është momenti që rezultatet e këtij vlerësimi të bëhen publike, në mënyrë transparente, dhe të ndihmojnë në hartimin e rekomandimeve të mëtejshme për forcimin e këtij bashkëpunimi,” përfundoi ai.
테더환전 https://www.tetherexchange.net/
테더환전 https://www.tetherexchange.net/