Policia ka zbardhur rastin e grabitjes së 200 mijë eurove të taksistit në Tiranë, si dhe ka identifikuar autorët.
Përmes një komunikate për mediat policia bën me dije se autorët janë katër shtetas gjeorgjianë, të identifikuar Levan Kiria, Tengiz Natchkebia, Noshrevani Kutalia, Yousuf Bozkurt.
“Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, ka rezultuar se autorë të dyshuar të kësaj vjedhje janë shtetasit L. K., 30 vjeç, T. N., 36 vjeç, N. K., 30 vjeç, dhe Y. B., 31 vjeç, me shtetësi gjeorgjiane, për të cilët po punohet për kapjen dhe arrestimin e tyre”, njofton policia.
Hetuesit kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një motomjet, si dhe po kërkohet automjeti që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së kësaj ngjarje.
Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, dy prej autorëve janë larguar me një një motor. Njëri prej tyre është duke mbajtur në shpinë një çantë dhe duke komunikuar në telefon, ndërkohë që të dy janë të pajisur me skafandër.DY autorët e tjerë kanë qenë duke përdorur automjetin që po kërkohet.
Taksisti ra pre e grabitjes teksa ishte duke parkuar automjetin e tij në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, autorët thyen xhamin e pasëm të taksisë dhe morën një qese me rreth 200 mijë euro.
Taksisti punonte gjithashtu si një korrier i një pike të këmbimit valutor dhe paratë i mori nga ex-changi për t’i dërguar më pas në bankë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Grabitet taksisti në zonën e ish-Bllokut, 2 persona e kërcënojnë dhe i marrin paratë
- Ishte duke parkuar, si grabitësit i thyen xhamin e i morën çantën me para taksistit